Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Shkodër, ku një person i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka përplasur me dashje makinën e një shtetasi me të cilin kishte pasur një konflekt të mëparshëm.
policia ka vënë në pranga në kushtet e flagrancës shtetasin M. L., 32 vjeç, banues në Shkodër (me precedent të mëparshëm penal), pasi gjatë pasdites së ditës së djeshme, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur me dashje mjetin e parkuar të shtetasit D.K.
Sipas Policisë, nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe vetë 32-vjeçari.
Informacion paraprak:
Nën efektin e alkoolit duke drejtuar mjetin e tij, përplas me dashje mjetin e një shtetasi me të cilin kishte konflikt.
Arrestohet në flagrancë nga policia.
Forcat policore të Shkodrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 32 vjeç, banues në Shkodër (me precedent të mëparshëm penal), pasi gjatë pasdites së ditës së djeshme, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur me dashje mjetin e parkuar të shtetasit D.K., me të cilin kishte konflikte të mëparshme.
Për pasojë është lënduar vetë shtetasi M. L., i cili pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur.