Rreth dy muaj pas zgjedhejve amerikane të 8 nëntorit, Kongresi çertifikoi sot zgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht trazirave të krijuara nga të zgjedhurit demokratë dhe manifestuesit.
Zëvendëspresidenti në ikje, Joe Biden, që është gjithashtu edhe president i Senatit, drejtoi sot një seancë të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit për të përfshirë të gjithë numrin e votuesve të mëdhenj të marrë nga Donald Trump (304) dhe rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton (227).
Inagurimi zyrtar i Donald Trump si presidenti bëhet më 20 janar. (A.R/SHUPLAKA)