Deputeti socialist Lavdrim Krashi ka folur për Faxneës, teksa sot po mbahet Kongresi i PS. Ai pranoi për gazetarin Elis Memelli, se PS ka bërë gabime gjatë qeverisjes së saj. Por, pavarësisht kësaj, shtoi se ka besim që në zgjedhjet e 2025, PS do të fitojë sërish.
Sa i takon opozitës, Krashi shtoi se ata kanë zgjedhur rrugën e dhunës
“Për të parë se cfarë është bërë dhe për të rrugulluar gabimet. Por edhe për përgatitjet për zgjedhjet e 2025, që PS do i fitojë.
Nuk ka asnjë qeveri që nuk është e pagabueshme edhe qeveria e PS ka gabimet por e gjen forcën brenda vetes për të korrigjuar ku ka bërë gabim. Asgje nuk është përfekte ne jete. PS është partia më e mbështetur nga zgjedhësit. Ata vendosin se kush do jetë partia që do qeverisë.
Qëllimi i partive politike është të paraqesin alternativat qeverisëse. PS e ka paraqitur që në 2013 dhe e ka fituar 3 herë. Duke parë si po shkojnë punët në opozitë, do të thote që ne duhet të punojmë fort që të marrim besimin e qytetarëve. Ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, ne nuk jemi hyjnorë. PS ka akoma fuqi për ti dhënë Shqipërisë.
Sot është një ditë simboliker për shqiptarët, dita e rinisë, ndarja nga e kaluara. Është një ditë simbolike, shënon fundin e komunizmit”- shtoi Krashi mes të tjerash.