01:12 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Putin do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në mars

14:07 | 08/12/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Putin: Shpërthimet e Nord Stream prishën marrëdhëniet tona me Berlinin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, të planifikuara për 17 mars 2024.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, Putin ka njoftuar se do të kandidojë sërish, pasi mori pjesë në një ceremoni në Kremlin, për të nderuar me ‘Yllin e artë të heroit’ ushtarët që kishin marrë pjesë në luftën në Ukrainë.

Aty, Putini u pyet nga një kolonel nëse do të kandidonte përsëri dhe ai e pohoi këtë.

Një mandat i ri do ta mbante atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Putinit iu dorëzua mandati i presidentit nga Boris Yeltsin në vitin 1999 dhe prej atëherë ka qëndruar në pushtet si president apo kryeministër.

Politikanët e opozitës i cilësuan zgjedhjet si një gjethe fiku të demokracisë që e zbukuron atë që ata e shohin si diktaturë të korruptuar të Rusisë së Putinit.

Politikani i burgosur i opozitës, Aleksei Navalny, dhe mbështetësit e tij u kërkuan personave me të drejtë vote në Rusi që të votojnë për “çdo kandidat tjetër” përveç Putinit, edhe pse “rezultatet përfundimtare do të manipulohen”.

Putini, megjithatë, nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar nëse ai do të kandidojë në zgjedhjet e planifikuara të mbahen mes 15 dhe 17 marsit të vitit të ardhshëm.

Sipas analistëve, Putini nuk do të përballet me asnjë kundërshtar të madh dhe pritet të kërkojë një mandat sa më të madh që të jetë e mundur për të fshehur mosmarrëveshjet e brendshme rreth luftës në Ukrainë. REL

Pas

Balluku rendit arritjet në infrastrukurë e energji në Kongresin e PS: Flasim me vepra dhe punë

Para

Kongresi i PS/ “Kemi bërë gabime, nuk jemi hyjnorë”, Krashi flet për Faxnews: Duhet të punojmë fortë që të marrim besimin e qytetarëve

Para
Kongresi i PS/ “Kemi bërë gabime, nuk jemi hyjnorë”, Krashi flet për Faxnews: Duhet të punojmë fortë që të marrim besimin e qytetarëve

Kongresi i PS/ "Kemi bërë gabime, nuk jemi hyjnorë", Krashi flet për Faxnews: Duhet të punojmë fortë që të marrim besimin e qytetarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.