Një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Stephen Lynch ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lynch mori dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech dhe rezultoi negativ në testin para përurimit të presidentit Joe Biden, por në fillim të kësaj jave ai ka rezultuar pozitiv.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e tij, Molly Rose Tarpy i cili tha se Stephen Lynch mori një rezultat pozitiv pasi u testua në fillim të kësaj jave.
Ajo shtoi se Lynch do të izolohet pa asnjë simptomë të coronavirusit, raporton CBSnews.
Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) tha se duhen disa javë pas vaksinimit që trupi të fitojë imunitet, që do të thotë se një person mund të ekspozohet ndaj virusit para ose pas vaksinës dhe të sëmuret me COVID-19.
(R.G/Faxweb).