11:55 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konjufca: Nëse Serbia nuk ndëshkohet, do ta përsërisë sulmin në Banjskë

14:32 | 09/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konjufca: Nëse Serbia nuk ndëshkohet, do ta përsërisë sulmin në Banjskë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Serbia mund ta përsërisë “agresionin terrorist” në Kosovë, nëse nuk ndëshkohet për sulmin e vitit të kaluar në Banjskë. Në këtë fshat në veri të Kosovës, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic. Kosova bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, edhe pse ajo e mohoi.

“Si një nga shtetet që nuk e ka mbështetur sanksionimin e Rusisë për luftën pushtuese në Ukrainë dhe vazhdon të kultivojë bashkëpunim ushtarak me Rusinë, Serbia duhet të shihet si rrezik jo vetëm në Kosovë, por për krejt paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Konjufca.

Konjufca, edhe në fillim të këtij muaji, ka thënë se në Serbi po përgatiten për sulm ose provokim eventual në Kosovë. Ai i bëri komentet e fundit në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, të martën në Prishtinë. Nussbaumer tha se Zvicra është mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës.

Ai tha se vendi i tij është i shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – dhe i bëri thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që t’i adresojnë ato dhe ta parandalojnë përshkallëzimin e situatës. Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe. Radoiçiç besohet se është i lirë në Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar dorëzimin e tij si kusht për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë me Serbinë, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk e ka pranuar këtë kusht.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë në fund të muajit të kaluar se Serbia ka premtuar se Radoiçiq do të përballet me ligjin në lidhje me ngjarjet në Banjskë. Departamentit amerikan i Shtetit ka thënë në një prononcim të mëhershëm për REL-in se Radoiçiq është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës./ REL

Pas

Vatra e zjarrit në Grapsh/ Policia ndalon qarkullimin, mjetet bllokohen në trafik

Para

Sylvinho nuk “tradhton” Shqipërinë, braziliani pranë akordit më FSHF-në, pritet firma mbi kontratë

Para
Sylvinho nuk “tradhton” Shqipërinë, braziliani pranë akordit më FSHF-në, pritet firma mbi kontratë

Sylvinho nuk “tradhton” Shqipërinë, braziliani pranë akordit më FSHF-në, pritet firma mbi kontratë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përgjaket Parisi, 2 të vdekur mes festimeve të PSG-së për fitoren në Ligën e Kampioneve

Gjermani/ Zjarr në spitalin e Hamburgut, 3 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Infektimi i fëmijëve me salmonelë në kopshtin e Gramshit/ PD denoncon: Bashkia nuk mban përgjegjësi! Kompania e përfshirë në korrupsion, vazhdon e fiton ende tendera

U kapën me 14 pistoleta, policia cakton masat për 8 të arrestuarit

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Policia e Shtetit/ Mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Hetim kush i futi dhe i përdori: U gjetën në oborr!

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Milano/ ‘Po vij me sanduiç dhe paketë…!’ Kodet sekrete çmontojnë rrjetin, shqiptari dhe italiani kapen me gjysmë kg drogë në parking

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.