15:49 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Sylvinho nuk “tradhton” Shqipërinë, braziliani pranë akordit më FSHF-në, pritet firma mbi kontratë

14:36 | 09/07/2024
në Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sylvinho nuk “tradhton” Shqipërinë, braziliani pranë akordit më FSHF-në, pritet firma mbi kontratë

Nga sot datë 09.07.2024, Shqipëria nuk ka një trajner në stol. Kjo pasi de jure, Sylvinho dhe Kombëtarja shqiptare nuk kanë më një marrëveshje kontraktuale mes njëri-tjetrit, duke filluar nga dita e sotme, ditë në të cilën kanë pushuar efektet ligjore të kontratës, që e bënte teknikun brazilian Sylvinho, trajnerin e përfaqësues sonë. Por si do të shkojë historia mes palëve dhe a do të rinovojë Sylvinho me kombëtaren tonë?

Kjo është pyetja që i kemi bërë të gjithë vetes. Që të ketë një marrëveshje bashkëpunimi duhet të ketë një vullnet të shprehur nga të dyja palët. Ajo që dim me siguri edhe sot, është se nga ana e Federatës shqiptare të futbollit, propozimi për rinovim brazilianit i është bërë që në muajin Janar të këtij viti, siç ka deklaruar vetë presidenti i FSHF-së, Z.Armand Duka. Por ndërkohë në krahun tjetër kemi Sylvinhon, i cili menjëherë pas përfundimit të aventurës së kuqezinjve në Euro 2024, ka marrë disa ditë pushim, e më pas për të vendosur mbi të ardhmen e tij.Arsyet? Ka të ngjarë që tekniku brazilian të kërkojë disa ditë pushimi, jo për të pushuar me familjen e tij se sa për të fituar kohë e për të vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Ditë më parë u mësua nga disa media sportive ndërkombëtare, se për të ka interesim të klubeve në Spanjë, Portugali dhe Brazil. Thashetheme apo të vërteta? Ndoshta edhe vonesa e brazilianit për t’u ulur në bisedime me FSHF, mund të ketë si arsye edhe faktin se vetë Sylvinho kërkon më shumë kohë për t’u njohur me këto oferta.

Bëhet me dije se Sylvinho dhe Federata Shqiptare e Futbollit e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për ta vijuar bashkëpunimin mes tyre, të paktën deri në përfundim të fushatës kualifikuese për Botërorin e 2026.

Mbetet për t’u parë në orët në vijim nëse zyrtarizimi do të vijë nga palët edhe sepse koha nuk premton shumë, për shkak se impenjimet e kombëtares tonë për Nations League po “trokasin”, me ekipin kuqezi që do të zbresë në fushë, që në muajin Shtator.

Pas

Konjufca: Nëse Serbia nuk ndëshkohet, do ta përsërisë sulmin në Banjskë

Para

Atentati i 15 majit, kryeministri sllovak rikthehet në detyrë

Para
Atentati i 15 majit, kryeministri sllovak rikthehet në detyrë

Atentati i 15 majit, kryeministri sllovak rikthehet në detyrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.