Drejtuesit e Real Madrid kanë besim se Kylian Mbappe do të firmosë për Los Blancos verën e ardhshme. Pavarësisht se shpenzoi 352,5 milionë euro në sezonin 2019-20 trajneri Zinedine Zidane përsëri është i pakënaqur me gjendjen e ekipit dhe 48-vjecari nga Marseja kërkon të përforcojë skuadrën akoma më shumë.
Krerët e klubit ëndërrojnë sulmuesin Kylian Mbappe dhe drejtuesit e Realit ia kanë vënë syrin prej kohësh 22-vjecarit francez, që konsiderohet si një ndër futbollistët e pakët që do të mund të ecë në gjurmët e dyshes Ronaldo–Messi në të ardhmen.
Edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete gazetari i emisionit televisiv spanjoll “El Chiringuito”, Jose Pedrerol, e ka zbuluar destinacionin e radhës të 22-vjeçarit. Sipas tij është e sigurtë se Mbappe do të luajë për Real Madrid sezonin e ardhshëm dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.
(E.H/Faxweb.al)