Deputeti i PD-së Bardh Spahia nëpërmjet një deklarate publike ka thënë se kontrata e fundit e hartuar nga ministria e Shëndetësisë është një shkelje flagrante e e ligjit. Së fundi në media është publikuar një kontratë e hartuar nga Ministria e Shëndetësisë ku mjekët dhe infermierët e qendrave shëndetësore të lagjeve dhe mjekët e familjes do të bëjnë edhe punë të koncensionarit të Check-Up.
“Të venë në përdorimim serverin e aplikmeve. Të vejë në përdroim sistemin e auditimit. Kjo kontratë e detyron koncesionarin të kryejë të gjithë veprimet. Kjo është një shkelje flagrante dhe i përket planeve pranë kryeministrit. Kjo është shkelje e hapur e kodit të punës, pasi në kontratën e mjekëve nuk thuhet që mjeku do të paguhet për Check-Up.
Miliona do të shkojnë për Edi Ramën dhe Vilma Nushin. Deri tani edhe me manipulin e shifrave vetëm 27% e shqiptarëve e kanë kryer Check-Up. PD i kërkon ministrisë së Shëndetësisë të heqë këtë kontratë që detyron mjekët të punojnë edhe për Vilma Nushin.”, u shpreh Bardh Spahia.
(J.V/Faxweb)