Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë Konventës së PL-së, e cila po zhvillohet në Palllatin e Kongreseve ka thumbuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Meta deklaroi se nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42. Gjithashtu ai përmendi edhe disa nga kryebashkiakët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që fituan zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.
Ilir Meta: Kisha një lutje për Konventën, të çohemi në këmbë për atë vajzën nga Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit që fituan kundër mafies.
Edhe i përshëndes, i puth, edhe Rrokun kryetarin e Pukës, edhe Hilën të Fushë Arrëzit, edhe Bert Malajn e Memaliajt, nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42.