Ngjarja e shënuar një ditë më pare ku u dhunua çifti nga persona të maskuar dhe të armatosur dalin detaje të reja.
Burime konfidenciale bëjnë me dije për Fax Neës se shtetësja me iniciale E.G punonjëse policie, ka qenë brenda në automjetin me shtetasin D.A, e cila kishte marredhenie prej disa kohësh. Burime thonë se po hetohet në pistën e grabitjes, por ka dyshime se autoret kanë njohje me 23 vjeçaren e cila ishte brenda në automjetin e grabitur.
Policia e Korçes tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve. Dyshohet se autorët jane larguar jashtë kufirit. Dhjetra patrulla janë ngritur postbllok në gjithe qarkun, por ende nuk ka persona të shoqëruar apo të dyshuar.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post