14:47 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koronavirusi/ “Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë”, Altin Goxhaj: Këta i kanë hequr shulat mjekësisë

18:13 | 23/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koronavirusi/ “Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë”, Altin Goxhaj: Këta i kanë hequr shulat mjekësisë

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për rrezikun që i kanoset vcendit në përhaqjen e Koronavirusit pas rasteve të shumta të konstatuara në vendin fqinj, Itali.

Goxhaj tha se askush nuk mund ta dallojë menjëherë dhe të flasë për shifra apo raste, ndërsa shtoi se depërtimi i tij në Shqipëri është një rrisk shumë i lartë.

Avokati akuzoi shtetin për heqjen e laboratorëve që  mund të shërbenin për trajtimin e epidemive të tilla, ndërsa masat e marra deri më tani sipas tij, janë të pamjaftueshme.

“Këta i kanë hequr shulat mjekësisë, dje në Itali kishte një dyndje të madhe të ardhjes në Shqipëri të trageteve nga shqiptarët që jetonin në veri të vendit fqinj që për mua është budallallëk. Nuk është lajmi që po vijnë por që nuk po i kontrollin njeri kur zbresin se kushtet që kemi janë skandaloze. Që kur u bënë PPP laboratorët i ka marrë Vilma Nushi me oligarkët, janë zhdukur laboratoët në rrethe. Këta kaq shumë po na vjedhin sa po na vrasin. Kam këtu 50 maska, i kam sjellë për Fax Neës në shenjë sensibuilizimi. I kam marrë në kohën kur vazhdimisht sulmohej Tirana me gaz nga general Lleshi, u detyrova bleva maska kur u preka nga helmimi. Atëherë kishte, tani janë zhdukur, në fillim të Janarit ka shpërthyer, dhe qeveria duhej të merrte masa. Keto maska që kam sjellë janë një përdorimshe, dhe nuk rezistojnë gjatë.

Shqipëria duhej të ishte e furnizuar 100% për çdo banor në çdo rast. Kjo të ndihmon, nuk është e besdisshme, të krijon një izolim, të mbron. Mendo në autobus që fatorino mund ta marrë dhe transmetojë gjithë ditën. Nëse nuk e blen dot, ti thotë pronarit që vjedh shqiptarët për ta blerë. Duhej të ishte bërë më parë, tani është përhapur në Itali, të sigurt që do vijë edhe këtu. Nëse janë 170 të prekur në Itali deri më tani, të sigurt e keni se 2 prej tyre janë shqiptarë. Nuk e di njeri, të japësh garanci është idiotësi, unë di të them rriskun. Ky shtet na ka lënë pa laborator kundër koronavirusit, nuk ka blerë pajisjet e duhurua për kontrollet”, tha avokati.

Goxhaj tha se priste nga qeveria të shpërndante spote sensibilizuese dhe këshilluese, ndërsa ka dhënë edhe disa këshilla ndaj qytetarëve për të parandaluar infektimin.

“Unë prisja të kishte një spot, qef kanë ti japin lekë mediat, se lekë kanë, që të jepnin këshilla njerëzve, për larjen e duarve psh. A ka mundësi njerëzit të marrin sapun apo detergjent me vete?! Duhet bërë nga mëngjesi deri në darkë, në çdo rast, çfarë të kushton, një shishe, një sapun të vogël, ndalon në një cep dhe lan duart. Duhet të mendosh se ke fëmijë dhe prindër në shtëpi. Është vërtetuar se koronavirusi prek njerëzit më të dobët. Unë mësova se është parashikuar që spitali i karantinës do të jetë ai i Kavajës, po ta shikosh kanë ngritur një qendër për përhapjen e koronavirusit. Mund të përdornin qendrën ushtarake, të merrnin një hotel me qera, apo ndonjë pasuri që i kanë konfiskuar mafias mund ta përdorin. Kanë kushtet por nuk ka asnjë angazhim, bëjnë vetëm llafe dhe shoë, nuk kanë mjekë, infermier, s’kanë bërë asgjë.

Dua të shpreh respektin më të madh për të gjithë mjekët,  është përgjegjësi e qeverisë nuk është e tyre. Nëse do të shpopullosh një vend merri mjekët, këta kanë përzënë edhe mjekët. Para 7 vjetësh shumë mjekë kishin mundësi të punonin në Shqipëri. Në 2001 në Rumani ministrja e Shëndetësisë kishte dalë dhe thënë se mjekët le ti pranojnë dhuratat, bakshishet, mjafton të mos ikin në Gjermani. Ndërsa këta e katërfishuan burgun ndaj mjekëve”.

Duke bërë një krahasim me Rumaninë e vitit 2001, Goxhaj ka përmendur laergimin masiv et ëmjekëve dhe infermierëve nga vendi. Më tej ai ka kërkuar nga Presidenti Ilir Meta që të mldhe që ditën e nesërme Këshillin e Sigurisë Kombëtare për koronavirusin duke e cilësuar si një çështje emergjente.

Avokati ka prekur shkurtimisht edhe punësimin e shtetasve të huaj që vijnë nga Lindja duke hedhur dyshime të forta se kjo bëhet me qëllim që sipas tij, most ë rriten rrogat e shqiptarëve pasi ata ë vijnë sipas tij, nuk kërkojnë shumë para.

“Këta kanë plan shpopullimin e Shqipërisë, e kam thënë një javë më parë këtu tek ju, sepse vetëm në Fax Neës mund të flitet për shpopullimin e Shqipërisë. Pasi nxora videon e kryeministrit, shpërthyen mediat pastaj. Pikërisht këta qelbësira përdorën gjithë mercenarët e Sorosit për të shpjeguar se shqiptarët ikën dhe s’ka kush rindërton dëmet e tërmetit pastaj marrim nga Azia dhe Afrika. Ata marrin para më pak se shqiptarët dhe kështu rrogat e shqiptarëve nuk rriten kurrë. I bëj thirrje Presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë që nesër për koronavirusin, çfarë masash janë marrë dhe çfarë do të merren në vijim. Unë nuk i besoj kësaj qeverie çfarëdo që të thotë. Është shumë e rëndësisishme të flitet për grushtin e shtetit, por është akoma e rëndësishme edhe rreziku nga epidemia”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: altin goxhajCORONAVIRUS
Pas

Tërmeti/ Varfëria dhe paragjykimi, tre sfidat e strehimit për studentët në Tiranë

Para

Motrat kishin shkuar për vizitë te prindërit, fëmijet e tyre aty gjetën vdekjen (Detaje nga tragjedia në Komanovë)

Para
Motrat kishin shkuar për vizitë te prindërit, fëmijet e tyre aty gjetën vdekjen (Detaje nga tragjedia në Komanovë)

Motrat kishin shkuar për vizitë te prindërit, fëmijet e tyre aty gjetën vdekjen (Detaje nga tragjedia në Komanovë)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani cakton datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë

“Ukrainasit po kthehen nga robëria ruse”, Zelensky njofton për shkëmbimet me Rusinë

Albin Kurti takohet me Bedri Hamzën

33 mln lekë dëm me prokurimet publike, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Hasani: Qeveria në fokus avancimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Preshevë

Durrës/ Zbulohen 5 lokale ku organizoheshin lojëra të paligjshme fati, 3 të arrestuar dhe 7 të proceduar

Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat! Flakët vihen nën kontroll, zonja e shtëpisë pëson djegie të lehta

Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Dhërmi/Finalizohet operacioni “Cocktail”, në pranga 2 shtetas anglezë që shpërndanin droga të forta në zonën bregdetare

Shkodër/ Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohen dy baraka banimi, nuk ka të lënduar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.