18:00 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Kosova, zyrtarisht me kodin e saj telefonik

18:38 | 15/12/2016
në Kosova
0
Kosova, zyrtarisht me kodin e saj telefonik

Duke nisur nga sot Kosova ka prefiksin e saj telefonik, 383. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, e vendosi Kosovës në listën zyrtare të shteteve që kanë kode telefonike dhe e publikoi në faqen e vet zyrtare.

Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, e cila ishte tash e gjashtë vjet pjesë e këtyre bisedave me Serbinë, tha se ky lajm përbën një të arritur historike për Kosovën.

“I bëjmë me dije opinionit se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, shprehet Edita Tahiri.

Pas këtij vendimi reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

“Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë. Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit”, tha kryeministri Mustafa.

Kodi telefonik për Kosovën vjen pas një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Që pas përfundimit të luftës, 1999, Kosova përdor tri kode telefonike, 381 që ishte pronë e ish federatës jugosllave, kodet për telefoninë celulare, 377 kodin telefonik të Monakos dhe 386 kodin telefonik të Sllovenisë.

Kodi i ri 383 telefonik i Kosovës, do të fillojë të aplikohet nga janari i vitit 2017 dhe përfitimet e Kosovës për një periudhë të caktuar sipas tyre do të jenë mbi 100 milionë euro.

Etiketa: bekodi telefonikkosoveserbi
Pas

Show i pazakontë, u lejon garuesve të rrahin dhe vrasin (FOTO)

Para

Lufta kundër kanabisit, zyrtari i lartë i Policisë e pranon: Ka punonjës policie të implikuar

Para
Lufta kundër kanabisit, zyrtari i lartë i Policisë e pranon: Ka punonjës policie të implikuar

Lufta kundër kanabisit, zyrtari i lartë i Policisë e pranon: Ka punonjës policie të implikuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump “shpëton për fije” Meksikën, shtyn tarifat ndaj saj! Vendet e tjera përpjekje për të arritur marrëveshje para afatit të caktuar

“Po përpiqen të ndërkombëtarizojnë situatën”, SHBA do të refuzojë vizat për zyrtarët e Autoritetit Palestinez

Amerikanët të zemëruar me Trump? Sondazhi i “The Times”: Shumica mendojnë se ekonomia e SHBA-së po përkeqësohet nën drejtimin e tij

Kosovë/ Lirohen nga paraburgimi 5 policët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit

Suedia i bën thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

Sanksione nga SHBA ndaj zyrtarëve palestinezë: Po minojnë përpjekjet për paqe

Greqia përfshihet nga stuhia, përmbytje në Selanik dhe Halkidiki

“Katastrofë humanitare”, Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Reshje të shumta shiu bllokojnë aksin rrugor Gramsh–Korçë, rrëshqitje inertesh në rrugë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.