06:45 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lufta kundër kanabisit, zyrtari i lartë i Policisë e pranon: Ka punonjës policie të implikuar

18:45 | 15/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lufta kundër kanabisit, zyrtari i lartë i Policisë e pranon: Ka punonjës policie të implikuar

Në një intervistë për Deutche Welle, drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato, pranon përfshirjen e policëve në kultivimin e kanabisit, por sipas tij, ky nuk është një fenomen.

Ai tregon se janë 40 policë të proceduar penalisht, 8 prej tyre janë të arrestuar. Po kështu, sipas Qatos, janë rreth 43 procedime displinore që sipas informacioneve nuk kanë vepruar, ose nuk kanë kryer detyrën si duhet për goditjen e këtij aktiviteti.

“Për momentin që flasim kemi rreth 40 procedime penale të punonjësve të policisë, 8 prej tyre janë të arrestuar, janë rreth 43 procedime displinore që sipas informacioneve tona, ata nuk kanë vepruar, ose nuk kanë kryer detyrën si duhet për goditjen e këtij aktiviteti. E theksoj nuk është fenomen, po të kujtojmë numrin e lartë të bimëve të asgjësuara, ndërkohë që kemi vetëm për këtë vit që flasim kemi rreth 9000 forca policie të angazhuara për goditjen e këtij aktiviteti, me një kosto rreth 6 milionë dollarë që shpenzon policia nga buxheti i saj. Ne jemi të motivuar”, shprehet Qato.

 I pyetur se sa persona janë arrestuar në aksionet kundër kanabisit, zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit shprehet se, nga 1600 procedime, 20% janë zbuluar, ndërsa puna për gjetjen e autorëve vazhdon.

“Vetëm për këtë vit kemi rreth 1670 procedime penale të nisura të referuara në prokurori, ku bëjmë veprime të rregullta proceduriale. Nga këta 400 autorë janë të identifikuar si kultivues, rreth 252 prej tyre janë të arrestuar, por puna fokusohet edhe tek grupe të organizuara që merren me trafikimin e drogës në vendet e Bashkimit Europian. Pjesa tjetër është e shpallur në kërkim. Pra nga këto 1600 procedime, 20% janë zbuluar, por puna për gjetjen e autorëve vazhdon”, shprehet Altin Qato.

Kultivimi i kanabisit është një prej problemeve më të mëdha të vendit, ndaj dhe Bashkimi Europian në një prej kushteve që i ka vënë Shqipërisë në rrugën e hapjes së negociatave është pikërisht lufta kundër këtioj fenomeni.

 

 

Etiketa: dwKanabispoliciaqato
Pas

Kosova, zyrtarisht me kodin e saj telefonik

Para

Kishte fituar bursë në Angli, studenti shqiptar kapet me kokainë

Para
Kishte fituar bursë në Angli, studenti shqiptar kapet me kokainë

Kishte fituar bursë në Angli, studenti shqiptar kapet me kokainë

Discussion about this post

 



Të Fundit

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.