Sirianët ishin rrahur ditë më parë afër Zhurrit, por pronari i një restoranti nga Podujeve bën veprimin njerëzor që duhet të përshëndetet
Kosova po vazhdon të jetë si rrugë lidhëse e sirianëve të cilët destinacion kanë vendet e Bashkimit Evropian.
Rreth 11 sirianë, sot u strehuan në një restorant të Podujevës. Pronari i këtij biznesi Ditar Hoti bëri një veprim njerëzor ndaj tyre.
Ai iu dha ushqim e pije këtyre shtetasve. Po ashtu mësohet se nuk është hera e vetme që pronari i këtij biznesi i ka ndihmuar sirianët, ai i kishte ndihmuar edhe në disa raste tjera.
Mësohet se rrugëtimi i tyre nisi dhe pritet të ketë këtë cak: Turqi, Greqi, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Hungari.
Ditë më parë disa Sirianë ishin plaçkitur dhe rrahur në afërsi të Zhurrit në Prizren ndërsa njëri prej tyre ishte rrëzuar nga një urë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ dhe kishte gjetur vdekjen klinike.