14:38 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kosovë, nisin procedurat e azilit për Veliun, zbulohet arsyeja pse kërkoi azil ‘Dëshmitari X’

15:21 | 30/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kosovë, nisin procedurat e azilit për Veliun, zbulohet arsyeja pse kërkoi azil ‘Dëshmitari X’

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedurat për azil për Albert Veliun, nga Shqipëria, i njohur ndryshe dhe si “Dëshmitari X” ”, njeriu i cili deklaroi se ka biseduar me vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për të siguruar prej tij kalimin në Itali të një sasie marijuane. Veliu së bashku më të birin u ndalua pak ditë më parë nga autoritetet policore në Kosovë, nën dyshimet se ai kishte hyrë ilegalisht në territorin e saj. Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, i thanë Zërit të Amerikës se Veliu ka kërkuar azil me motivin se në Shqipëri atij i kërcënohet jeta. Të njejtat burime shpjeguan se “do të konsultohen edhe me autoritetet e Shqipërisë” para çdo vendimi ndërsa teksuan se “do të respektohen të gjitha procedurat për azil”

Veliu, një ish i dënuar për trafik droge, pranoi publikisht se zëri në audio përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike, ishte i tij, por deklaratat për rastin ishin kontradiktore. Ai mohoi të kishte patur dijeni se biseda po përgjohej, por më pas gazetari Jetmir Olldashi, autor i përgjimit si pjesë e një investigimi gazetaresk, bëri të ditur se kishte qenë ai vetë që i kishte vënë pajisjen e përgjimit Veliut.

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë që të ketë zhvilluar ndonjë bisedë me Veliun. Prokuroria ka bërë ndërkaq të ditur se materiali audio është dërguar për ekspertizë në një laborator jashtë Shqipërisë.

Në fundjave, ministri Xhafaj, deklaroi se ishte i gatshëm të merrte përsipër cdo përgjegjësi ligjore, politike e morale, përfshirë dhe largimin nga posti, nëse do të vërtetohej se në materialin audio të përgjuar, do të rezultonte zëri i të vëllait. “Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?”, u shpreh zoti Xhafaj përmes një postimi në Twitter.

Opozita po kërkon prej shumë ditësh largimin e ministrit të Brendshëm, të cilin e akuzon se i ka dhënë mbrojtje të vëllait. Kjo çështje u bë shkak dhe i protestës që ajo zhvilloi të shtunën në Tiranë, ku u rregjistruan momente të forta tensioni mes manifestuesve dhe policisë pranë ministrisë së Brendshme. Opozita ka deklaruar se për të “dorëheqja e ministrit të Brendshëm, është një çështje e panegociueshme”./VOA

Etiketa: albert veliu
Pas

Plas sherri mes infermiereve në Korçë, goditen në fytyrë me njëra-tjetrën

Para

Tumoret po përhapen me shpejtësi te moshat e reja, 2 janë shkaqet kryesore

Para
Tumoret po përhapen me shpejtësi te moshat e reja, 2 janë shkaqet kryesore

Tumoret po përhapen me shpejtësi te moshat e reja, 2 janë shkaqet kryesore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tjetër aksident me monopatinë në kryeqytet, 17-vjeçari përfundon në spital pas përplasjes me një makinë

Aksidentoi 3 fëmijët e mitur me monopatina, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

Zjarri në Gjirokastër/ Digjet zonë pyjore në Arshi Lengo, banesat jashtë rrezikut

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen gjatë gjyqit: Së bashku do ta bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!

Pogradec/ U largua nga banesa mbi 3 javë më parë, gjendet i pajetë 77-vjeçari i zhdukur

PL: Mungesa e ujit të pijshëm, interpelancë urgjente në Këshill me Ermal Dredhën

“Protestuesit kanë bërë thirrje për konflikt civil”, Vuçiç me tone të ashpra pas tubimeve në Beograd: Arrestimet nuk do të ndalojnë, s’ka falje!

Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar

Aksident në Dimal/ Makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë, autori largohet nga vendngjarja, arrestohet më pas

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 39-të konstituimi i Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.