Ka pasur një sherr mes dy infermiereve në fshatin Propisht në Korçë. Njëra prej tyre 49-vjeç ka goditur në fytyrë kolegen e saj 57-vjeçare.
Policia njofton se: Më datë 29.05.2018, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases L.A, 49 vjeçe, banuese në Proptisht.
Pasi në qendrën shëndetësore të fshatit Proptisht, gjatë një debati pune kjo shtetase dyshohet se ka goditur në fytyrë shtetasen S.L, 57 vjeçe, banuese në Proptisht, të dyja me detyrë infermiere pranë kësaj qendre. Neni 89 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)