06:16 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Kot fare, s’ka asnjë funksion’, Parku Rinia në Elbasan strehë për përdoruesit e drogës dhe banjo publike, qytetarët: Nuk ke një stol ku të ulesh, vetëm beton!

11:29 | 15/02/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Kot fare, s’ka asnjë funksion’, Parku Rinia në Elbasan strehë për përdoruesit e drogës dhe banjo publike, qytetarët: Nuk ke një stol ku të ulesh, vetëm beton!

Parku Rinia në Elbasan, i cili ishte një investim i Rilindjes Urbane me vlerë 250 milionë lekë të reja, duket se është tërësisht jashtë funksionit. Kjo hapësirë e madhe, është shndërruar në një strehë për përdoruesit e drogës, si dhe një banjo publike.

Qytetarët shprehen të pakënaqur me investimin, që sipas tyre nuk sjell asgjë pozitive në përditshmërinë e tyre. Ata shprehen se parku ishte shumë më i mirë me projektin e mëparshëm, sesa me investimin e bërë vitet e fundit, që e ka shndërruar kryesisht në beton.

Për gazetaren e Fax News Entela Duka qytetarët janë shprehur:

“Kot fare, nuk ka asnjë funksion, për të rinjtë që të pijnë ndonjë drogë, dhe për banjo publike. Nuk ka as stola, që të uleshin njerëzit, gjithandej është beton, nuk kanë se ku ulen gratë. Drita nuk ka gjatë natës, çfarë rinie, nuk vijnë fare këtu”.

“Duhet të ketë më shumë gjelbërim, si kot më duket mua kjo këtu. Nuk ka asnjë funksion”.

“Parku siç do njeriu të ndryshojë jetën, duhet të ndryshohej dhe parku, se si e vlerësojnë njerëzit është punë e tyre. Mua vetë nuk më pëlqen, kot janë harxhuar lekët për këtë urën këtu, është jashtë funksionit”.

“Nuk ka stola, i vëmë një copë letër dhe ulemi, ishte më mirë më parë. Kishte stola ishte në rregull”.

Etiketa: elbasanfax newsparku rinia
Pas

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosja ndaj ish-zëvendës ministres së Brendshme, Rovena Voda

Para

‘Kali i betejës’ së Lulzim Bashës, kush janë të besuarit e PD-së për Reformën Territoriale (Emrat)

Para
Dalin detaje/ Basha në SPAK, do të merren në pyetje 22 persona të tjerë, çështja e “Toyota Yaris” mund të rihapet nëse…

'Kali i betejës' së Lulzim Bashës, kush janë të besuarit e PD-së për Reformën Territoriale (Emrat)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.