Komisioni i Posaçëm i Ankimimit do të mbajë seancë dëgjimore për gjyqtaren Mirela Fana e cila dha dorëheqje para se ligji i Vettingut të hynte në fuqi.
Komisioneri Publik do të ankimojë vendimin e KPK-së.
NJOFTIMI I KPA
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.
Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Natasha Mulaj
Relator: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla
Ardian Hajdari
Sokol Çomo