Gjyqtari Artan Broci ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ta shkarkuar. Ai ka akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Rama, duke u shprehur se ai nuk kaloi testin e nënshtrimit, ndaj edhe u shkarkua.
“Të ardhurat mija janë të ligjshme edhe nga tatimet. Kalova tre testet, te pasurise, profesional dhe ate te figures, por nuk kalova testin e nenshtrimit per çeshtje te caktuara. KPK si komisaret politike te kryeministrit, nuk dolen dot nga urdhrat. Beteja ime do te vazhdoje deri ne fund”, u shpreh ai.
(J.D/Faxweb.al)