Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar ditën e sotme për mandatin e deputetit për Qarkun Lezhë, Armando Prenga. Këtij deputeti janë kërkuar gjurmët e gishtave, por përfaqësuesi ligjor i tij, tha se Armando Prenga është i hapur për çdo lloj verifikimi. Avokati sqaroi se deputeti i ka dhënë një ditë më parë shenjat e gishtave në departamentin përkatës.
Sipas avokatit përfaqësues të deputetit Armando Prenga për këtë çështje ata disponojnë vetëm një kërkesë, e cila i është paraqitur edhe KQZ, por jo dokumentacionin përkatës, çka i pengon ata të bëjnë një mbrojtje ligjore dhe efektive. Ai tha se për këtë çështje i janë drejtuar edhe Prokurorisë, pasi sipas tyre ka patur tentativë për të mbledhur të dhëna në mënyrë që të dëmtohet figura e klientit të tij.
Dikutimi:
Avokati i Armando Prengës: Para disa ditësh jemi njoftuar që nuk disponojmë asnjë dokumet për verefikimni e figurës së Armando Prengës, dhe nuk kemi asnjë akt. Kërkojmë që të kemi një akt që të dimë. I jemi drejtuar edhe Prokurorisë së Përgjithshme, thanë janë dokumente sekrete shtetërore. Unë e quaj non sens që të mos jepen të dhënat. S’disponojmë dokumentat për të kërkesë. Kërkojmë një kohë të majftueshme të na vihen këto akte, që të bëjmë një mbrojtje ligjore edhe efektive.
Anëtari Skënderi:Na dokumento pjesën që i keni bërë kërkesë Prokurosië.
Avokati: Jemi paraqitur vebalisht. Nuk kemi asnjë akt zyrtar.
Anëtari: Jeni në djeni që perosni që ju po merrni në mbrojtje iu kërkuan gjurmët e gishtave?
Avokati: Jam në djeni. Në kuadër të kësaj kërkese janë dhënë edhe shenjat e gishtave nga Armando Prenga. Jemi të hapur ndaj hetimit të Prengës. Duke marrë informacione, për një vendim që nuk ka pasur asnjë djeni në Itali dhe është dënuar me gjobë në vitin 2005, Prenga nuk ishte në djeni dhe në momentin tjetër për informacinn e dhënë për ndërimin e emrit, nuk e dimë ku e ka marrë policia këtë infomacion. Kemi një tentativë për të mbeldhur të dhënat në mënyrë të paligjshme për të denigruar figurën e Prengës. Ju duke qenë oragni vendimarrës pavarësisht se ne nuk diposnojmë akte ne themi prapakrakisht se këtu është një nisëm që hetimi dhe gjykimi është gjetur si emër për t’u goditur , pavarsisht se mandate i tij është duke mabruar.
Denar Biba: Synimi është pastrimi i polikës nga persona e inkriminuar, KQZ është i vendosur t’i realizojë. Prokurosë së Përgjithme do të bëjmë kërkesë mbi vendimet dhe masa personale, vepra penale nëse do të ketë mbi me Armando Prengën. 4 vota pro për të dhënë kërkesë ndaj Prokurorisë së Përgjithshme. Do ta kërkojmë brenda së hënës informacionin. (J.V/Shuplaka)