Ka nisur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shqyrtimi i kërkesës të bërë një ditë më parë nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për shtyrje të afatit të regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje.
Kanë qenë përfaqësuesit ligjorë të PS-së dhe PD-së që kanë marrë fillimisht fjalën duke sjellë argumenta kundërshtuese ndaj njëri-tjetrit lidhur me vlefshmërinë e kërkesës dhe shkakun e saj.
“PS dhe LSI kanë kërkuar që opozita të bëhet pjesë e zgjedhjeve në datën 18 qershor dhe gjatë kësaj kohe janë negociatat që t’i bëjnë të mundur opozotës të hyjë në zgjedhje. Këtë kërkesë e lejon ligji, ne e njohuk ligjin e interpretojmë dhe në bazë të ligjit e bëjmë këtë kërkesë. Po e citoj, kemi kërkuar disa ditë sepse kjo kërkesë nuk e cënon procesin zgjedhor.”, është shprehur Eridin Salianji, përfaqësues ligjor i PS-së.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, ka kundërshtuar këto pretendime duke u shprehur se të drejtat e opozitës nuk garantohen nga mazhoranca.
“Në rradhë të parë përshëndes njohjen e krizës që po kalon vendi edhe nga përfaqësuesi i PS-së. Opozita e këtij vendi është e detyruar të qëndrojë larg. Të drejtat e opozitës nuk varen nga mazhoranca, ato janë të garantuara në Kushtetuën e vendit. Këto të drejta nuk mund të jenë shprehje dashamirësie e mazhorancës. Është një kërkesë që nuk di të qeshësh apo të qash, nuk ka frymë të ligjit që e mbështet. Ligji nuk e pranon të paraqesës kërkesën për regjistrim pas afatit.”
(XH.A/SHUPLAKA)