Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka njoftuar sot se në të gjitha qendrat e votimit do të instalohen pajisjet për verifikimin elektronik.
Në një postim në mediat sociale, ku ka publikuar dhe një video shpjeguese, Celibashi bën me dije se pajisja pengon votimin e dyfishtë.
“Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021. Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë“, shkruan kreu i KQZ.
Ndërkohë për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik do të ketë një projekt pilot vetëm në Tiranë.