18:36 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

KQZ tregohet bujare, sa do të paguhen komisionerët dhe numëruesit e zgjedhjeve të 18 qershorit

08:57 | 11/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
KQZ tregohet bujare, sa do të paguhen komisionerët dhe numëruesit e zgjedhjeve të 18 qershorit

Mendohet që 35-650 mijë lekë të vjetër të varijojë shifra e pagesës për trupën zgjedhore që do të angazhohet në komisionet e votimit dhe ato të numërimit.

Pritet që së shpejti Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të miratojë masën e shpërblimit për Administratën Zgjedhore. Në projektvendimin me shifrat përkatëse që do të miratohen nesër, të siguruar nga “Shqiptarja.com”, citohet se do të caktohet masa e shpërblimit në vlerën 65.000 lekë për kryetarin dhe zv/kryetarin e KZAZ-së, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Anëtarët dhe Sekretari i KZAZ-ve priten të shpërblehen në vlerën 60.000 lekë për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Projektvendimi parashikon masën e shpërblimit prej 4.000 lekë për Kryetarin e KQV-së dhe 3.500 lekë për anëtarin dhe sekretarin e KQV-së.

“Do të caktohet masa e shpërblimit në vlerën 6.000 lekë për anëtarin e Grupit të Numërimit të Votave. Kodi Zgjedhor përcakton kompetencën e KQZ-së të caktojë masën e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore dhe anëtarët e grupeve të numërimit të votave.”, citohet në projektvendim.

Në caktimin e masës së shpërblimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr në konsideratë kohën e funksionimit të këtyre komisioneve, ngarkesën e punës, përgjegjësinë e tyre në administrimin e procesit zgjedhor në zonën e administrimit zgjedhor. KZAZ-ja ngrihet 90 ditë para datës së zgjedhjeve dhe do të jetë në detyrë deri në dorëzimin në KQZ të dokumentacionit zgjedhor përkatës.

Sa i takon propozimeve për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së, ato bëhen jo më vonë se 30 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe KZAZ-ja emëron anëtarët e KQV-së jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e propozimeve. Në çdo rast emërimi i tyre bëhet jo më vonë se 20 ditë para datës së zgjedhjeve. Anëtarët e KQV-së janë në detyrë deri në dorëzimin e kutisë së votimit dhe materialeve zgjedhore në VNV.

Mësohet se të enjten, më 12.11.2017, KQZ do të zhvillojë mbledhjen me këtë rend dite: ““Për caktimin e njësive administrative ku do të krijohen selitë e KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017”. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: komisionereKQZnumerueszgjedhjet parlamentare
Pas

Princi Leka i ftuari i parë nga Shqipëria që merr ftesë zyrtare për ceremoninë e inagurimit të Trump-it

Para

Gjirokastra dhe Saranda zbardhen nga dëbora, ja akset problematike (FOTO)

Para
Gjirokastra dhe Saranda zbardhen nga dëbora, ja akset problematike (FOTO)

Gjirokastra dhe Saranda zbardhen nga dëbora, ja akset problematike (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.