Bankat tregtare rritën kreditimin në segmentin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë për këto ndërmarrje arriti vlerën 86 miliardë lekë në fund të nëntorit 2024.
Në totalin e kredisë për bizneset e mesme, vend të konsiderueshëm zuri kreditimi i sipërmarrjeve në sektorin e turizmit dhe shërbimit për të vijuar më pas me biznesin e vogël tregtinë.
Banka e Shqipërisë po e sheh me prioritet rritjen e kreditimit për Sipërmarrjet e Volga dhe të Mesme (SME). Në mbledhjen e fundi të Këshillit Mbikëqyrës, BSH-ja miratoi programin e financimit të biznesit të SME-ve që synon krijimin e një instrument financimi për bankat tregtare, i cili mund të përdoret prej tyre për rritjen e kreditimit të SME-ve.
Bizneset e vogla dhe të mesme përbëjnë 99.8% të ndërmarrjeve aktive dhe kanë gjithashtu rreth 82.1% të të punësuarve në vend.