10:10 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kremlini hedh poshtë mundësinë e bisedimeve për paqe pa Rusinë

22:38 | 26/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kremlini hedh poshtë mundësinë e bisedimeve për paqe pa Rusinë

Rusia e ka hedhur poshtë një ide të Zvicrës për bisedime të mundshme në Gjenevë për një plan të paqes në Ukrainë, pa pjesëmarrjen e Moskës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 25 shkurt se shpreson që në një samit të liderëve botërorë, që do të mbahet në Zvicër në muajt vijues, të diskutohet vizioni i tij për paqe, pasi presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, ka thënë se shteti i saj neutral është i gatshëm të jetë nikoqir i një konference për paqe, të nivelit të lartë.

“Shpresoj që [samiti] do të zhvillohet këtë pranverë. Nuk duhet të humbim këtë inciativë diplomatike”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se pret që rezultatet t’i prezantohen më pas Moskës.

Mirëpo zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e ka quajtur më 26 shkurt këtë si “të çuditshme”.

“Aq sa e kemi kuptuar, çështja në agjendë është e çuditshme, e ashtuquajtura platforma e Gjenevës – një konferencë për të diskutuar planin e Zelenskyt për paqe”.

“Ne e kemi thënë vazhdimisht që ky është aranzhim i çuditshëm, sepse disa plane për paqe janë duke u diskutuar pa pjesëmarrje të Rusisë, dhe kjo gjë në fakt nuk është serioze, është qesharake”, ka thënë Peskov në konferencë për media.

Ndërkohë, rreth 20 liderë perëndimorë dhe zyrtarë të lartë do të diskutojnë në Paris për të riformuar vendosmërinë e Evropës për të përkrahur Ukrainën, teksa lufta ka hyrë në vitin e tretë.

“Ne duam t’i dërgojmë [presidentit rus Vladimir] Putin mesazh shumë të qartë, që ai nuk do të fitojë në Ukrainë”, ka thënë një këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron para gazetarëve.

Forcat e dërmuara ukrainase janë duke u përballur me vështirësi, për shkak të mungesës së armëve të rënda dhe municioneve, teksa ndihma tejet e nevojshme amerikane është ende e bllokuar në Kongresin amerikan, meqë disa republikanë kundërshtojnë të japin dritën jeshile për pakon në vlerë të 61 miliardë dollarëve, me arsyetimin se duhen masa më të ashpra për migrimin në SHBA.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Pas

“Tribala” i shton Romës shpresat për Champions League

Para

Horoskopi ditor, e martë 27 Shkurt

Para
Këtyre shenjave të zodiakut nuk ka dashuri që ia shpërqendron vëmendjen nga karriera

Horoskopi ditor, e martë 27 Shkurt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

SHBA dërgon raketa në Kiev – Trump: “Ne s’paguajmë asgjë, BE paguan 100%”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.