Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Vlorë, Altin Binaj do të dalë nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), dosjen e të cilit do t’a shqyrtojnë trupa gjykuese e cila përbëhet nga: Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.
Prokurori Binaj do të vlerësohet në tre shtylla; integriteti, pasuria dhe aftësia profesionale.
Altin Binaj përpara se të emërohej në krye të Prokurorisë së Apelti në Vlorë ka drejtuar edhe prokurorinë e Fierit, atë të Durrësit, si dhe ka drejtuar edhe hetimet ndaj korrupsionit në 2013 në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ai do të përballet nesër me komisionin e posacëm të VETTING-ut pas informacioneve të grumbulluara nga ILDKPKI për pasurinë që zotëron
Është njoftuar gjithashtu se pas tij, më 22 janar do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela.
(F.GJ/FAXWEB.AL)