Sot dhe nesër, prokurorët dhe gjyqtarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e gjyqësorit përkatësisht KLP dhe KLGJ.
Burime bëjnë të ditur për “Faxeweb.al” se është krijuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se pjesë e KLP-së është Kostaq Beluri, prokuror nga Prokuroria e Përgjitshme; Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër; Bujar Sheshi prokuror i Apelit për Krimet e Rënda; Gent Osmani Prokuror i Krimeve të Rënda; Besnik Cani, prokuror i Elbasanit por i komanduar në PRokurorinë e Përgjithshme dhe Antoneta Sevdari, nga Prokuroria e Tiranës.
Votimi është monitoruar nga ndërkombëtarët dhe vetë Arta Marku, e cila ka qëndruar gjatë gjithë kohës duke monitoruar procesin.
Ngritja e KLP i hap rrugë zgjedhjes se Prokurorit të Përgjithshëm me mandat 7 vjeçar dhe prokurorëve për SPAK-un.
(B.B/ Faxweb.al)