Kristi Pinderit, aktivist për të drejtat e komunistetit LGBT duket se nuk i del inati me kryeministrin Rama. Sipas tij Rama ka pesë vite që i gënjen dhe thotë se do jetë pjesë e manifestimeve dhe nga ana tjetër nuk shkon.
“Thaçi ka qenë ushtar, Edi skicist e piktor; Thaçi ka bërë lufte, kur ky i yni hante makarona me kapuc me ngjyrat e ylberit për të promovuar paqen në botë! E megjithate Thaçi shkoi sot në paraden gej kurse ky i yni ka 5 vjet që thotë do vi e nuk vjen. Po nuk të vjen inat?!”, shkruan Pinderi.
Kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti kosovar Hashim Thaçi iu bashkua protestës së komunitetit LGBT.
“Jam këtu të shpreh mbështetjen për komunitetin LGBT dhe për të konfirmuar se shteti i Kosovës është i ndërtuar për të mbështetur të gjitha komunitetet.” tha dje Thaçi.
Thaçi gjithashtu tha se nuk do të lejojë që askush të ushtrojë frikë dhe dhunë kundër çfarëdo komuniteti në Kosovë.
“Sot vëmendja duhet të jetë tek përfaqësuesit e komunitetit dhe jo të institucionet”, tha Thaçi duke garantuar se institucionet do ta përkrahin këtë komunitet në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
(E.K/SHUPLAKA)