20:18 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kritikat e kryeministrit, Basha ironizon me Ramën: Fol më ngadalë se të merret fryma

18:33 | 22/01/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kritikat e kryeministrit, Basha ironizon me Ramën: Fol më ngadalë se të merret fryma

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama pas kritikave të këtij të fundit gjatë “komunikimit javor” në Facebook.

Në një status në Facebook, Basha ironizon Ramën për 300 mijë vendet e punës që premtoi të hapte dhe tani ka filluar të merret me programin e Partisë Demokratike.

“Pasi e qau programin e vet me 300 mijë vende pune dhe shëndetesi falas tani lideri global po merret edhe me programin e opozitës. Ti thote dikush: fol më ngadalë kur flet për zgjedhjet se të merret fryma…”, shkruan Lulzim Basha.

Gjatë komunikimit në Facebook, Kryeministri Rama u shpreh skeptik për votimin elektronik në zgjedhje dhe nisi të kritikonte programin e opozitës.

“Cila është një arsye e vetme që Shqipëria të kthejë qeverinë e vjetër në pushtet, qoftë nëpërmjet elektronikës, qoftë nëpërmjet të frymës së shenjtë, qoftë në kuti. Humbjen e tyre do të vazhdojnë ta quajnë fitore të grabitur. Pse korçarët, dibranët, kolonjarët apo të gjithë shqiptarët duhet ta votojnë qeverinë e vjetër në zgjedhjet e qershorit? Mos  opozita ka një lidership të ri është më i votuar dhe më i besueshëm se ai që u nxor nga dera e qeverisë në 2013 me 1 milionë vota? PD ka një kryetar të ri por jo një lidership të ri. Vetë demokratët që votuan për PD në 2013-ën, kanë sot më pak arsye për të besuar te lidershipi i tyre”, deklaroi Rama. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashakritikarama
Pas

Spektakël në “San Mames”, Griezmann shpëton Atletico Madrid-in (VIDEO)

Para

Avari në avionin e linjës Romë-Tiranë, në bord biznesmenët Frangaj dhe Mane

Para
Avari në avionin e linjës Romë-Tiranë, në bord biznesmenët Frangaj dhe Mane

Avari në avionin e linjës Romë-Tiranë, në bord biznesmenët Frangaj dhe Mane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF: Ushtria izraelite gati për një fushatë ushtarake të zgjatur në një luftë me shumë fronte

Media: Të shtëna ndaj turmës që priste ndihma në Gaza, 35 të vdekur

Zvicra mbyll përkohësisht Ambasadën në Teheran për shkak të tensioneve Izrael-Iran

Erdogan: Turqia do të rrisë fuqinë ushtarake për t’u mbrojtur nga cdo kërcënim

Gjuha Shqipe bëhet zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut

Avokat Sevin Serjani në Fax News: Përplasja në Kuvend, e reja dhe e vjetra s’ndryshojnë asgjë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.