Kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së ditën e shtunë u tregua kritik me të tijët në lidhje me punësimin në administratë.
Veçanërisht Rama paralajmëroi shkarkime për rastet abusive kur pjesë e administratës janë emëruar familjarë apo kushërinj të kryeartëve të degëve të PS-së apo edhe të funksionarëve të tjerë socialist.
Por një rast tipik se çfarë është bërë me administratën duket se vjen nga Durrësit.
Të hënën u prezantua drejtoresha e re e spitalit të Durrësit, Nadire Jani. Ajo doli e dyta në konkursin që ministria e Shëndetësisë zhvilloi ndërkohë që është njëherësh edhe këshilltare bashkiake e PS-së në bashkinë Durrës. Politko.al ka mësuar se bashkëshorti i saj, Leonard Jani, mban postin e nëndrejtorit të Hekurudhës, ndërkohë që djali i saj, Elio Jani, është drejtor Juridik në portin e Durrësit.
Rama ishte sot në panairin e punës ku i ftoi punëkërkuesit të aplikojnë pasi ka vende të lira pune, teksa përsëriti sërish se jo të gjithë mund të punësohen në shtet.
Por me sa duket rasti i mësipërm tregon për raste ku e gjithë familja ja del jo vetëm të punësohet në administratë por të mbajë edhe poste të larta. (B.H/Faxweb)