Ditët e fundit në rrjetet sociale por edhe në media të kontrolluara nga qeveria, kanë nisur një lumë akuzash në drejtim të drejtuesve të protestës për Teatrin, dhe ca më tej intervista me aktorë të ‘’penduar”.
Një rast që është tentuar të shitet si i tillë është dhe ai i aktorit Bujar Asqeriu, të cilit i janë shkëputur disa pjesëza nga fjalitë e tij, për të thënë se ai është kundër protestës, dhe pro një Teatri të ri.
Kjo ka shkaktuar një sërë reagimesh në pjesën tjetër të opinionit publik, për të cilën ka sot një përgjigje Erion Kristo. Ai shkruan sot se nëse ne hedhim baltë mbi figurën e Asqeriut, jemi duke bërë pikërisht atë që do ‘’armiku”, dhe duke u përçarë me njëri-tjetrin.
Reagimi i Kristos:
Shoh qe ka plasur nje urrejtje e madhe per aktoret apo figura te tjera. Duhet ta keni te qarte se ata qe sflene, vetem aty u rri mendja. Duan te na bejne ti ndersehemi njeri-tjetrit dhe te harrojme se kush eshte armiku.
Levdoj cdo qendrestar dhe mirekuptoj kedo tjeter. Trysni e madhe ushtrohet mbi njerezit. Bota e krimit do ta nenshtroje boten e artit. Dhe kur ne fillojme me cicmice me njeri-tjetrin, aq duan grabitqaret. Devijimin. Keqinformimin. Sherrnajen. Poshterimin.
Mos e harroni aparatin gjigantesk propagandistik, mediat e blera dhe ciniket qe na rrethojne.
Sa shpejt harruat. A nuk ishte ky njeri ai qe ngriti gjithe shqiptaret ne kembe me fjalet e tij te shpirtit.
Mos i hidhni poshte njerezit. Ngrihuni vete ne kembe nese keni mendere. Mos prisni nga te tjeret. Mos fyeni. Mos beni lojen e te tjereve. Mos u beni te vegjel. Mos bini ne kurthin e grabitqareve. Shikoni larg.
Beni si mua. Tregohuni zemergjere. Tregoni dashuri per artistin. Per artistet. Per njerezit e artit. Per Teatrin. Per fitoren.