Ministra të qeverisë së Afikës së Jugut kanë shkuar në qytetin Harare për të biseduar rreth krizës me presidentin Robert Mugabe dhe me lliderët e ushtrisë që kanë marrë kontrollin e vendit.
Ata po përpiqen që të arrijnë një marrëveshje për të ardhmen e njeriut që udhëhoqi vendin për 37 vite, Robert Mugabe, para se të arrestohej të mërkurën.
Ndonëse i arrestuar, sipas mediave të huaja, Mugabe nuk do të japë dorëheqjen dhe se nën presion ai po këmbëngul që të mbetet presidenti legjitim.
Por, pavarësisht kësaj organet rajonale të vendit si Sadc dhe Bashkimi Afrikan (AU), do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje të shëndoshë të krizës në vend, për ti dhënë fund marrjes ushtarake, thonë mediat e huaja. J.Sh/Faxweb