04:15 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kriza politike në vend/ Ylli Manjani: Ja pse Meta duhet të shtyjë datën e zgjedhjeve lokale

18:03 | 27/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kriza politike në vend/ Ylli Manjani: Ja pse Meta duhet të shtyjë datën e zgjedhjeve lokale

Lidhur me shprehjen e Presidentit Ilir Meta i cili është treguar i gatshëm të rishikojë datën e zgjedhjeve lokale në mënyrë që ti jepet fund krizës politike në vend, ka reaguar Ylli Manjani.

Sipas ish-Ministrit të Drejtësisë fillimi i një procesi të tillë është krejt normale në një situatë anormale si kjo në të cilën gjendet vendi jonë.

Ndërkohë që po sipas Manjanit rishikimi I datës së zgjedhjeve në një kohë kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese është diçka e cila duhet bërë e parë kjo si e domosdoshme.

“Ligjërisht, do kisha preferuar që këtë pohim ta kishte bërë Gjykata Kushtetuese. Por edhe Presidenti i Republikës ka terren ta zbatojë këtë sentencë. Në fund të fundit Ai nuk është instanca e fundit që interpreton Kushtetutën, por është zbatues i saj. Përgjatë zbatimit bëb pa dyshim edhe interpretuesin e saj në shkallë të parë.”-shton ndër të tjera Manjani në postimin e tij të bërë në llogarine e Facebook.

 Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Pa dyshim, fillimi nga Presidenti i Republikës i një një proçesi ri-dekretimi të datës së zgjedhjeve lokale, do ishte krejt normale në këtë situatë anormale që gjendet vendi.

Unë jam dakort me konstatimin e Tij të para dy ditëve që “…parimet kushtetuese prevalojnë ndaj çdo formaliteti…”

Ligjërisht, do kisha preferuar që këtë pohim ta kishte bërë Gjykata Kushtetuese. Por edhe Presidenti i Republikës ka terren ta zbatojë këtë sentencë.

Në fund të fundit Ai nuk është instanca e fundit që interpreton Kushtetutën, por është zbatues i saj. Përgjatë zbatimit bëb pa dyshim edhe interpretuesin e saj në shkallë të parë.

Pra, asnjë problem Kushtetues, nga ana formale, nuk do të gjeja nëse Presidenti, nisur nga fakti që dekreti i Tij për zgjedhjet lokale nuk po zbatohet,të rifillonte proçesin e ri dekretimit të një date tjetër zgjedhore.

Se të themi të vërtetën dekreti përcaktin datën e zgjedhjeve dhe jo datën e votimit. Që këtu dekreti ka rënë. Të mos hyjmë pastaj tek veprimtaria gjysmake e KQZ dhe tek mos regjistrimi i opozitës në zgjedhje.

Këto janë arësye të forta për të detyruar Kryetarin e Shtetit të ri-konsiderojë anulimin e një dekreti që nuk zbatohet.

Pa dyshim që ky proçes ri dekretimo nuk mund të jetë vetëm juridik. Në radhë të parë ai është një proçes politik, por edhe Kushtetues.

Parimet e shtetit demokratik dhe të sundimit të ligjit janë cënuar rëndë. Kuaahtetuta nuk mund të katandiset si afat procedurial, siç na ftin Kryeministri.

Pasi shkel rëndë trupin e shpirtin e saj, asnjë kuptim nuk kanë afatet…

Ndaj ridekretimi i datës së zgjedhjeve lokale mbetet e vetmja zgjidhje.

Pa dyshim, jo të gjithë janë dakort me këtë zgjidhje in-extremis, por ska tjetër.

Aq më tepër kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

Precedent për këtë rast ka. Është ridekretimi i zgjedhjeve të 2007 dhe të 2017.

Ndaj, Presidenti duhet ta rimarrë këtë precedent.

 

Etiketa: data e zgjedhjeveilir metakriza politikeylli manjanizgjedhje lokale
Pas

Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Agim Nesho: Ka informacione që mund të jetë i ndarë

Para

Festa e çmendur e Princit me ish-futbollistin Carew (VIDEO)

Para
Festa e çmendur e Princit me ish-futbollistin Carew (VIDEO)

Festa e çmendur e Princit me ish-futbollistin Carew (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.