21:06 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryebashkiakia e PD-së ngre alarmin: Mjekët dhe infermierët në Shkodër kanë mungesë totale të mjetëve mbrojtëse

15:12 | 26/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryebashkiakja e Shkodës bënë deklaratën tronditse, “Zyrtarë të lartë shtetërorë janë përdhunuar nga përfaqësues të krimit”

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi me anë të një deklarate për mediat ka ngrituar alarmin se qeveria nuk po merr masat shtesë megjithëse është shpallur Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore për shkak të koronavirusit.

Ademi po ashtu ngre shqetësimin se në Spitalin Rajonal dhe në qendra shëndetësore, mjekët dhe infermieret, vazhdojnë të kenë mungesë totale të mjeteve mbrojtëse.

Sipas Ademit ata janë në kontakt të vazhdueshëm e të rrezikshëm me pacientë, të cilët mbase kurohen për një sëmundje tjetër, por mund të jenë edhe bartës të virusit të rrezikshëm.

Postimi i plotë

Të dashur bashkëqytetarë!

Jemi në javën e tretë të përballjes me pandeminë e COVID – 19.

Jemi shumë të shqetësuar për situatën që po kalon vendi dhe në veçanti Bashkia e Shkodrës.

Pandemia e COVID- 19 po përparon dhe tashmë edhe Shkodra është përfshirë me persona të infektuar dhe në gjendje të rëndë. Dita- ditës po evidentohen raste të reja.

Ndërsa Organizata Botërore e Shendetësisë vazhdon të përsërisë “testim, testim, testim”, përsëri analizat që po deklarohen për korona virusin, janë të pamjaftueshme.

Edhe pse është shpallur gjendja e Fatkeqësisë Natyrore, nuk po konstatohet një qasje tjetër, më e përgjegjshme ndaj epidemisë nga ana e qeverisë.

Shpallja me shumë vonesë dhe pas kërkesave publike të përsëritura, nuk po shoqërohet me masa shtesë efektive siç është edhe shtimi i testeve për të gjurmuar të infektuarit e mundshëm.

Shumë i madh mendojmë se është rreziku në sistemin shëndetësor në Shkodër e fatkeqësisht edhe më gjerë. Në Spitalin Rajonal dhe në qendra shëndetësore,  mjekët dhe infermieret, vazhdojnë të kenë mungesë totale të mjeteve mbrojtëse. Ata janë në kontakt të vazhdueshëm e të rrezikshëm me pacientë, të cilët mbase kurohen për një sëmundje tjetër, por mund të jenë edhe bartës të virusit të rrezikshëm.

Kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë me forcë mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve, e vetmja pengesë përballë pandemisë, e vetmja forcë reale që përballet me COVID – 19.

Njerëzit përveç virusit, po përballen edhe me probleme të shumta që lidhen me jetesën e përditshme.

Në numrin e vënë në dispozicion nga Bashkia Shkodër, çdo ditë janë qindra telefonata e mesazhe nga persona dhe familje që kërkojnë mbështetje me ushqime.

Të vetëm në këtë përballje, të mbështetur nga partnerët të shoqërisë civcile, që i falënderojmë publikisht, Bashkia Shkodër ka mundur të ndihmojë personat e moshuar të vetmuar dhe familjet më në vështirësi ekonomike dhe sociale në territor.

Deri tani kemi shpërndarë në territor 792 pako ushqimore dhe 400 pako me materiale higjienike.

Bashkia Shkodër do të vijojë mbështetjen për secilin, sipas prioritetit të emergjencës që kanë.

Kjo situatë, kërkon solidaritetin e gjithsecilit nga ne, atij që ka mundësi të kontribuojë me diçka.

Thirrja ime për të gjithë është:

Ndihmoni të moshuarit e vetmuar, familjet në nevojë, kë keni afër!

Të bëhemi të gjithë bashkë në këto ditë shumë të vështira për të gjithë ne!

Prioritet i prioriteteve duhet të jetë shëndeti.

Në kushtet e Fatkeqësisë Natyrore kemi vetëm një rrugë:

Të vetëmbrohemi!

Qëndroni në shtëpi!

Kujdesuni për vehten dhe familjen tuaj!

Etiketa: Voltana Ademi
Pas

“Më foli Zoti”/ Miliarderi refuzon të paguajë punonjësit e sëmurë, mban dyqanet hapur

Para

Pamje skandaloze/ Punonjësit e ambulancës futin të lënduarin në mjet pa barelë

Para
Pamje skandaloze/ Punonjësit e ambulancës futin të lënduarin në mjet pa barelë

Pamje skandaloze/ Punonjësit e ambulancës futin të lënduarin në mjet pa barelë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

Vendimi i Kushtetueses, çfarë ndodh pas 30 ditësh dhe pse interpretohet ndryshe?

Përmbyset kamioni me ngarkesë në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Serbia bllok kufirit me Kosovën, bllokada që zgjati pak orë në pikën e Merdarës

Wizz Air 5 vjet në Shqipëri! Linja zgjerohet edhe me 3 destinacione të reja, 62.8 milionë pasagjerë në 2024

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.