Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat, Ervin Salianji, ku shprehet se, me anë të vendimeve politike, absurdi po vendoset edhe me gjykatë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se “çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t’i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor”.
Statusi i plotë:
Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me llogjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti. Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t’i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor. Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci. Kjo vlen për deputetin e zgjedhur, zyrtarin publik, gazetarin e medias dhe këdo qytetar pa dallime.