Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha mbrëmjen e sotme se nëse aleati i saj Lulzim Basha fiton 71 mandate në 25 prill, atëherë ai nuk do të bëje koalicion me LSI-në.
Ndër të tjera, Kryemadhi në Real Story deklaroi se ka shumë njerëz që dhe asaj i thonë do votoj LSI por mos u bë me PD, por e rëndësishme është që në 25 prill të largohet Rama.
“Ky nuk është lapsus. Edhe mua më thonë. Ti ke një kryeministër që nga dje dhe sot ia ka lyp 7 herë Lulzim Bashës. Ai i thotë çdo qytetari që është në dilema. E di ti sa qytetarë kam unë që më thonë; ‘do votoj LSI por mos u bë bashkë me PD’. Ndaj sot nuk është çështje flamuri. Avantazhi është se kë duan qytetarët. Sepse unë mund të jem Monika Kryemadhi, por mund të mos më duan. Atë njerëzit e tregojnë me votë. Deri më sot kemi shprehur preferencat e lidërëve në parlament. Këtë herë do të përballemi nga i pari deri tek i fundit me elektoralit. Ndaj këto zgjedhje kanë avantazh të madh, e kanë zhbërë propagandën e Ramës, që t’i steçonte të dyja PD dhe LSI. Sot janë 360 kandidatë që do të zgjidhen. Edhe Basha po të ketë 71 mandate nuk bën koalicion me mua. Ndryshimi këtu duhet të vijë. Nëse nuk ndryshojmë sistemin që garanton njerëzve punë, arsim, shkollë, status mësuesve.”, tha Kryemadhi.
(E.H/Faxweb.al)