Në emisionin ‘Studio e Hapur’ zëvendëskryetarja e LSI, Kryemadhi ka folur ndër të tjera dhe për koalicionet paszgjedhore si dhe marrëdhëniet me kundërshtarët politikë.
Kryemadhi tha se LSI do marrë të paktën 43 mandate.
“Unë mendoj se është akoma herët për të folur për koalicionet. PS ka shkuar shumë larg në marrëdhëniet me LSI. Qoftë Rilindja që ka shkuar shumë larg me sjelljen e saj, edhe Republika e re është bërë shtojcë e republikës së vjetër. Por politika prandaj është amorale. Unë nuk kam asnjë status për të vendosur për koalicionet dhe mendoj se do vendosin qytetarët. U garantoj se ky program nuk do pranoja që mos përfshihej. Mendoj se LSI do marrë minimumi 43 mandate”– tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se pavarësisht ndasive, Sali Berisha është i vetmi politikan me këmbë në tokë.
“Ajo që ka thënë doktori që nuk është përgjegjëse LSI për kanabizimin dhe koncesionet qëndron. Berisha është i vetmi politikan me këmbë në tokë, pavarësisht ndasive”-tha Kryemadhi.
(M.D/Shuplaka)