01:23 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryemadhi: Jemi gati të shkojmë deri në pikën e fundit, do të dëgjoni edhe për izolimin e opozitës

18:43 | 02/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi: Jemi gati të shkojmë deri në pikën e fundit, do të dëgjoni edhe për izolimin e opozitës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ndodhur në Plepa Durrës për protestën e sotme të opozitës, në fjalën e saj përballë protestuesve dhe medias është shprehur se do të provojnë çdo formë për të rrëzuar Ramën nga një pushtet që e mban në kundërshtim me vullnetin e popullit të tij.

Sipas saj një gjë e tillë është e dukur qartazi edhe nga përshkallëzimi i protestës ditën e sotme, ku nga 5 qarqe  ditë më parë do të zhvillohet në 12 qarqe.

“Kjo është një protestë për ta kthyer edhe vetë Partinë Socialiste në shinat e socialdemokracisë së vërtetë. Përshkallëzimi nuk është mirë as për Partinë as për Parlamentin, as për shqiptarët. Këta nuk kanë filluar të kuptojnë se mosbindja civile e vërtetë nuk ka filluar ende.

Ajo që them unë është se opozita nuk ka ndërmend pushtimin e godinave dhe të rrugëve, por të pushtojmë mendjen e shqiptarëve. Ne duhet tu japim shqiptarëve një vend më të mirë për të jetuar.

Të shembim këtë sistem të kalbur që ka shkatëtrruar çdo ndjenjë për të ndërtuar të ardhmen, por edhe atë pak që ka mbetur nga historia. Ne do të bëjmë çdo lloj proteste politikë për të sensibilizuar shqiptarët,

Jemi këtu për të shkuar edhe në pikën e fundit të gjakut për ti thënë Ramës që nuk e merr dot peng këtë vend. Ne po provojmë të gjithçka, edhe për ta rrethuar parlamentin, edhe për të bllokuar rrugën.

Javën e kaluar ishin 5 akse, tani janë 12 akse, nuk di të them çdo të ndodh në javën e ardhshme. Tani fatin duhet ta marrin në dorë shqiptarët.”

Përsa i përket aludimeve dhe deklaratave të kryeministrit se veprimet e opozitës janë të dëshpëruara  për shkak se ka mbetur e izoluar, Kryemadhi tha se: “Opozita nuk është e izoluar nga ndërkombëtarët, opozita është në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, sigurisht jo me ata që vijnë për turizëm.

Sa për izolimin e thënë do ta dëgjoni edhe izolimin e opozitës… Në nuk jemi të izoluar, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë.”- deklaroi Kryemadhi.

Në lidhje me incidentet e mundshme dhe tensionimin e situatës në Fier mes policisë dhe protestuesve Kryemadhi është shprehur se: “Protestat duhet të vazhdojnë, janë simbol i demokracisë. Çdo dhunë që policia ushtron ndaj protestuesve tregon frikë dhe panik. Çdo qëndresë tregon që protestuesit janë të vendosur në rrugën e tyre për të mos u kthyer më pas“.

Ndërsa përsa i përket ndryshimit të reformës zgjedhore nga qeveria, Kryemadhi është shprehur se nëse nje gjë e tillë ndodh atëherë Rama do të jetë ai i cili do të hyjë në burg për shkeljet e kryera. Po ashtu në lidhje me kundërshtimet e kryeministrit për dorëheqje dhe krijimin e një qeverie tranzitore, si dhe deklaratat se Partia Socialiste do të fitojë edhe bashkitë e udhëhequra nga PD-ja në zgjedhjet e qershorit, kryetarja e LSI-së ka thënë se: “Unë nuk pres që Rama të reagojë, unë pres që të reagojë partia socialiste. Nëse Edi Rama do të kishte edhe një numër më të lartë se ne, ai do ta kishte çuar vendin në zgjedhje, por jam e sigurt që ai nuk i ka numrat. Sot kemi një diktator në krye të vendit i cili në ndryshim nga Enver Hoxha është i veshur me atlete dhe brekushe.”

 

(B.L/FAXWEB.AL)

Etiketa: DEKLARATA E KRYEMADHITKRYEMADHI NË DURRËSKRYEMADHI NGA PLEPATprotesta e opozites
Pas

VIDEO/ Tensionohet protesta, qytetarët hedhin flakadanë dhe djegin goma. Dasho Aliko përplaset me policinë

Para

Dje deputetet sot përkthyese librash, Grida Duam nuk shkëputet dot nga jeta publike

Para
PROPOZIMI më i fundit nga Grida Duma: Kuvendi të ketë dy dhoma, njëra për mendimtarët e vendit

Dje deputetet sot përkthyese librash, Grida Duam nuk shkëputet dot nga jeta publike

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.