06:51 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryemadhi nga SHBA: Integrimi i të rinjve mund ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni

11:25 | 05/12/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi nga SHBA: Integrimi i të rinjve mund ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë qëndrimit në Washington, e ftuar nga ‘The George Washington University’, mori pjesë në një bashkëbisedim me bordin drejtues të këtij universiteti mbi udhëkryqin në të cilin ndodhet ekonomia shqiptare, papunësinë kritike të të rinjve në Shqipëri, rëndësinë e cilësisë së arsimit të lartë për përfshirjen dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Kryemadhi theksoi që në fillim të ligjëratës së saj se këto probleme të thella dhe me zgjidhje pa vizion në Shqipëri kanë ardhur për shkak të përjashtimit të botës universitare dhe akademike nga vendimmarrja politike dhe ka ardhur koha që kësaj dukurie shumë negative dhe me pasoja të rënda shumëvjeçare ti jepet fund.

Ajo nënvizoi se “Empirizmi dhe zgjidhjet e ditës vetëm riciklojnë e thellojnë krizën e zhvillimit ekonomik”. Në ligjëratën e saj, Kryemadhi nënvizoi nevojën e Integrimit më të mirë të të rinjve në tregun e punës nëpërmjet implementimit të strategjive që lidhen me inovacionin dhe me informatizimin, ku rinia shqiptare ka demonstruar prirje e aftësi të veçanta dhe ku tregu i punës i të ardhmes është i orientuar fort në këto drejtime.

Ajo theksoi se: “Vetëm edukimi dhe integrimi i të rinjve mund ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni”. Gjithashtu, Kryemadhi nënvizoi nevojën e një politike të re në fushën fiskale për ta bërë Shqipërinë një vend më atraktiv për investimet e huaja direkte që janë jetike për rritjen e ekonomisë shqiptare dhe që sot paraqiten më shumë munguese se asnjë herë më parë.

Më tej Kryemadhi paraqiti pikëpamjet e saj për një problem shumë delikat siç është ai i trajtimit të biznesit të vogël, për politika më fleksibël që duhen ndjekur ndaj tij si një biznes që ofron punësim masiv dhe siguron mbijetesën e mijëra familjeve në Shqipëri. Kryetarja e LSI shprehu bindjen se procesi i Integrimit Europian është një domosdoshmëri politike pa kthim duke theksuar se hapja sa më parë e negociatave për anëtarësim do të ndihmonte jo vetëm Shqipërinë por do të siguronte dhe një balancë më të qëndrueshme për kontrollin më të mirë ndaj qeverisjes dhe konsolidimit të shtetit të drejtës.

Për një zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm të vendit, Znj. Kryemadhi vendosi theksin edhe te zbatimi i shpejtë i reformës në drejtësi por gjithmonë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet si një premisë shumë e rëndësishme jo vetëm për të rritur besimin e shqiptarëve te drejtësia por dhe për të rritur njëherazi edhe sigurinë juridike të investimeve dhe bizneseve në Shqipëri. Anëtarët e bordit të cilët janë ekselenca shkencore e këtij universiteti, nga më të njohurit në botë, shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur nismat e reja inovative, jo vetëm në fushën e rinisë por dhe për çështje madhore siç janë investimet e huaja direkte dhe trajtimit të biznesit të vogël. Disa prej tyre shprehën gjithashtu gatishmërinë edhe për të ardhur në Shqipëri dhe për të asistuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në nisma të ndryshme që do të lidhen me këto fusha.

Pas

Para për shqiptarët që kthehen vullnetarisht?! Ambasada Gjermane përgënjeshtron lajmin

Para

1 vit në treg dhe lufta për të vërtetën vazhdon

Para
1 vit në treg dhe lufta për të vërtetën vazhdon

1 vit në treg dhe lufta për të vërtetën vazhdon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.