Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me anë të një video përmbledhëse nga Konventa që u mbajt dje në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’, ka paralajmëruar aksion opozitar.
Sipas saj, tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të kenë një qeveri të re.
Po ashtu mes të tjerash ajo shton se LSI ka marrë marshimin politik për të çliruar shqiptarët nga makthi i drogës.
“Ky është një aksion për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët, prandaj ne si LSI e kemi marrë këtë vendim, marshimin tonë politik për të çliruar shqiptarët nga makthi i drogës; i krimit; i varfërisë, i papunësisë dhe i pabarazisë.
Ekonomia shqiptare është e sëmurë nga varfëria, nga korrupsioni galopant.
Ky është vetëm fillimi i fundit të saj. Sot gongu ra. Është emergjencë kombëtare i një qeverie të re, një qeveri antimafia që rikthen stabilitetin.
Asnjë njeri nuk mund blejë dot zemrën, shpresën dhe pasionin e një anëtari të LSI-së dhe një votuesi të Lëvizjes Socialiste për Integrim!”, thuhej në mesazhin e përmbledhur në video.
(S.SH/Faxweb)
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1429695817143156/