Monika Kryemadhi ka folur sot në Konventën e LSI ku edhe u shpreh se uron që Meta mos ta vuajë shumë largimin nga LSI për tu bërë president.
“Po i uroj suksese si bashkëpunëtor sot presidentit, i uroj suksese në detyrë, i uroj suksese në detyrë dhe ta vuajë sa më pak ndarjen nga kjo zemër e madhe dhe e mrekullueshme që është LSI, e cila për mua do të jetë zgjedhja nr 1.
Asnjë angazhim politik dhe institucional nuk mund të më ndajë mua nga angazhimet që kemi marrë së bashku, unë do të jem vetëm sipas protokollit zonja e parë. Jam e nderuar që në ceremonial të quhem zonja e parë, ndihem e nderuar që jam zonja e Ilir Metës. Po e ndaj me gratë e Shqipërisë, asnjë titull nuk të bën zonjë, të bën përkushtimi ndaj famijes dhe vendit tënd për ta bërë Shqiqërinë që duam. Por kjo nuk bëhet as duke u marrë me të shkuarën, ne kemi një shans për të gjithë shqiptarët, jam e nderuar që më këeni zgjedhur si zv/kryetare e LSI, ndihem borxhlije ndaj antarëve të LRl. Është e rëndësishme të ngelemi me këmbë në tokë dhe jo arrogantë, historia ka treguar se arroganca e pushtetit nuk të çon kund. Jemi këtu sot jo vetëm për LSI por për të gjithë shqiptarët. Duhet të pranojmë se rinia ka humbur shpresën.
Çfarë mund të presësh nga këta që pas 70 e kusur ditëve krizë, ulen dhe dalin pa një zgjidhje? Edhe sot e patë se si kjo politike peng i interesave dhe paqartësive nuk arrit ta zgjidhi krizën. Prej kaq shumë javësh edhe me gjithë kontributin e palodhur të LSI-së, dy partitë e vjetra nuk arritën dot ti japin zgjidhje ngërçit politik dhe pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje e qershorit. Kjo paaftësi e burrave që shqiptarët i shohin si zotër të fateve të tyre duhet të na bëjnë ne më të përgjegjshëm për të qenë faktorë stabiliteti në vend.Politikanët të cilët e kanë shndërruar këtë vend në arenën e përplasjeve pa mbarim dhe që po e rrënojnë ekonomikisht, LSI-ja duhet të jetë garanti i stabilitetit. Me kontributin tonë në këtë situatë të vështirë politike ne i dhënë Shqipërisë Presidentin e ri”,-tha Kryemadhi. (M.D/Shuplaka)