Kryetarja e LSI-së Monika Kryemdhi ka uruar kreun e PD-së Bashan ë ditën e themelimit të PD-së. Ajo thotë se PD lindi si nevojë për ndryshim duke shtuar se kjo është një ditë reflektimi për rrugën e Shqipërisë që nga ai dhjeor e deri tani.
“Uroj 27 vjetorin e partisë Demokratike. I uroj suksese edhe liderit te saj Lulezim Basha. PD lindi si një nevoje për ndryshim dhe kjo është dite reflektimi për rrugën e Shqipërisë që nga ai dhjetor e deri tani. PD ka luajtur një rol të spikatur në mazhorance dhe ne opozitë. Opozita shqiptare sot përballet me sfida të ngjashme me ato te dhjetorit të viteve 1990 i cili ishte një mesim si rrezohen diktaturat”- tha Kryemadhi.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post