Shpeshherë është komentuar gjerësisht nëpër media veshja e përsëritur në dalje publike të personazheve të njohura të ekranit, si në Shqipëri, por edhe në botë.
E nëse u referohemi këtyre rasteve në botë, mund të përmendim kancelaren gjermane Angela Merkel, apo Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton, të cilat kanë veshje të garderobës së tyre me të cilat janë shfaqur disa herë.
Kësaj “manie” nuk i ka shpëtuar as kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, që duket se mes disa veshjeve të preferuara që mund të ketë, ka edhe xhupin me logon e skaudrës së futbollit italian, Juventusit, ndër të tjera.
Ai e ka veshur atë së fundmi ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Kukësit, ku ka qenë i pranishëm në kuadër të investimeve të kryera në maternitetin e Kukësit, që sipas Ramës “pas shumë vitesh harrese e rrënimi, sot mundësojnë shërbimet e nevojshme dhe FALAS për të gjitha nënat e reja dhe vajzat e zonës që deri dje ishin të detyruara të shkonin tek privati ose të merrnin rrugën për Prizren apo Tiranë”. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1123″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]