08:44 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Kryeministri duhet të djersijë për t’u mandatuar dhe për të mbajtur qeverinë”, Manjani kundër “sistemit zgjedhor”, çfarë sugjeron

12:11 | 01/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“S’ka më kohë për lojëra”, Manjani reagon për situatën politike

Ish-ministri Ylli Manjani del kundër sistemit zgjedhor. Ai shkruan se ky sistem i shndërron zgjedhësit në votues, i ndan ata sipas vlerës, ku një nga Kukësi nuk ka të njëjtën vlerë me një nga Tirana apo Durrësi, i jep mandatin qeverisës atij që nuk votohet nga shumica.

Ndaj Manjani sugjeron që ky sistem të shporret dhe të zëvendësohet nga një sistem që ka sens, sistem proporcional i personalizuar vetëm në 61 zona zgjedhore, ku populli të vendosë edhe për deputetin edhe për partinë.

Ish-ministri shkruan se në këtë sistem “kryeministri duhet të djersijë për t’u mandatuar dhe për të mabjtur gjithashtu qeverinë në këmbë.”

Reagimi i Ylli Manjanit:

Sistemi zgjedhor është vetë vjedhja e zgjedhjeve.
——-
E gjithë energjia e kritikës post-zgjedhore është përqendruar tek shit-blerja e votës.

E vertetë është! Janë shitur e janë blerë vota si asnjëherë tjetër më parë. Por vështirë të justifikohet devijimi masiv i vullnetit të zgjedhësve.

Refuzimi masiv i demokratëve për të marrë pjesë në zgjedhje prishi në thelb ballancën politike në vend. Sado që u ble vota, prap nuk mund të quhet faktor determinant në ndryshimin e rezultatit me 10 mandate!

Çështja në thelb nuk është vetëm tek këto fenomene, të cilat kanë qenë e do jenë në realitetin zgjedhor Shqiptar. Kemi një problem shumë më serioz që lidhet me demokracinë genuine (të vërtetë).

Ky është: SISTEMI ZGJEDHOR! Ky është “hajdudi” më i madh i votave. Ky sistem i jep mandatin qeverisës edhe atij që nuk votohet nga shumica e zgjedhësve.

Ky sistem i shndërron zgjedhësit në votues. I ndan ato (zgjedhësit) në zgjedhës me vlerë të lartë dhe të ulët vote! Vota e Kuksianit vlen me pak se e Tiransit apo Durrsakut! Kjo nuk është barazi.

Ky sistem lë pa përfaqësim të gjithë ata që kur bëhen bashkë nuk kalojnë 3%. E bën pa mëshirë këtë gjë! Pa e “çarë” kokën për cilësinë politike.

Duhet të fokusohemi tek kjo teme tashmë. Demokracia jonë ka nevojë për të gjithë. Për sa më shumë parti në parlament. Sepse vetëm kështu do nxitet dialogu.

Kryeministri duhet te djersijë për tu mandatuar në qeveri dhe duhet të jetë vetëm i djersitur për ta mbajtë qeverinë në këmbë nga dialogu i detyruar në parlament!

Pra ky sistem duhet shporrur! Duhet zëvendësuar me një sistem që ka sens, që shton dialogun dhe ul arrogancën.

Për mua sistemi Proporcional i Personalizuar në vetëm 61 zona zgjedhore dhe një korrektim më lista partish, është ideali. Siguron proporcionalitet por edhe konkurrueshmëri të drejtpërdrejtë. Pra populli vendos edhe për deputetin por edhe për partinë.

Numri maksimal i deputetëve në këtë rast nuk i kalon 110.

Duket të çelet ky debat. Është thelbi i zgjedhjeve dhe demokracisë! Me këtë sistem nuk kemi demokraci të vërtetë.

E kam pasë gjithnjë dhe e kam shprehur këtë pikpamje!

Etiketa: sistemi zgjedhorylli manjani
Pas

Flet Hafizi pas humbjes së mandatit: Morëm 20 mijë perla në batakun e politikës së gënjeshtrës, ”LIBRA” duhet ta vazhdojë

Para

Digjet autobusi me emigrantët që udhëtonin nga Vjena për Maqedoni

Para
Digjet autobusi me emigrantët që udhëtonin nga Vjena për Maqedoni

Digjet autobusi me emigrantët që udhëtonin nga Vjena për Maqedoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi rus shkatërron një spital në Herson, plagos disa civilë

Polonia ‘shtrëngon’ kufirin me Gjermaninë dhe Lituaninë, Tusk: Durimi ka marrë fund!

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

I nxehti rekord në Itali, sot temperaturat deri në 40 gradë, nga nesër 20 qytete në alarm të kuq

Zjarre masive në ishullin grek të Kretës, evakuuohen 1500 persona

Francë/Vajza 10-vjeçare humb jetën për shkak të vapës në Versajë

Sot seancë plenare/ Nga projektligji për investimet e huaja te Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit, çfarë pritet të diskutohet

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

Tentativa për t’i dhënë fund ngërçit institucional/ Pas takimeve me partitë shqiptare, Presidentja Osmani pret sot përfaqësuesit e minoriteteve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.