Me propozimin e kryeministrit, qeveria e Kosovës emëroi sot Avni Arifin shef të negociatave me Serbinë. Arifi është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj. Kryeministri Haradinaj tha se kërkesa për emërimin e një përfaqësuesi nga qeveria është bërë nga Bashkimi Evropian.
“Qeveria është palë në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu politik përfaqësohet nga presidenti Thaçi. Ekziston një nivel i negocimit që e ka udhëhiq Tahiri(Edita Tahiri). Tash kemi ardhur në një fazë të ndjeshme finale të dialogut. Është kërkuar nga Qeveria e vendit të emërojë një shef të negociatave që do te ishte në gjendje me përcjell rrjedhën me vendimarrësit politik. Përkundër faktit që Avni Arifi ka plot detyra jemi dakorduar që të emërohet shef i negociatave Avni Arifi. Arifi e ka pranuar përkundër që është situatë jo e lehtë e punës”, tha Haradinaj. (M.Q/Faxweb)