Zyra e Kryeministrit Avdullah Hoti ka njoftuar për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalajt. Gazeta Express mëson se arsyeja e shkarkimit është “performanca e dobët”, por zyrtarisht akoma nuk është bërë e ditur se pse u shkarkua.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thotë njoftimi i ZKM’së.
Në vend të Qalajt, Hoti e ka emëruar ushtrues detyre Samedin Mehmetin.