09:25 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Kryeministri i Hungarisë akuzon Ramën: Ndërhytë në…

12:24 | 21/03/2017
në Politikë, Rajoni, Te Fundit
0
Kryeministri i Hungarisë akuzon Ramën: Ndërhytë në…

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kritikuar qeverinë shqiptare se ka ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë.

Gjatë një vizite zyrtare në Shkup, Orban e quajti të papranueshme çdo ndërhyrje të brendshme në politikën e ditës në Maqedoni.

“Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë. Ndërhyrjet e Tiranës janë të papranueshme”, deklaroi Orban.

GSH.al shkruan se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e falenderoi kryeministrin hungarez për kërkesën që ky vend ka ngritur në Bruksel, që Bashkimi Europian të dënojë Shqipërisë se po fut hundët në politikën e vendit fqinj.

Pak ditë më parë ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto (i cili ka qenë pak kohë më parë edhe në vizitë zyrtare në Tiranë) deklaroi se Hungaria do të kërkojë nga vendet e tjera të BE-së që të dënojnë “platformën shqiptare” për krijimin e një qeverie të re në Maqedoni.

Kreu i diplomacisë hungareze e mbajti këtë qëndrim gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel.

Sipas mediave maqedonase, ministrat e Jashtëm austriak dhe grek, Sebastian Kurz dhe Nikos Kotzias janë të gatshëm ta dënojnë publikisht atë që nga Shkupi zyrtar po quhet “Platforma e Tiranës”.

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, përmes një deklarate të përbashkët, kanë shprehur përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: edi ramaviktor orban
Pas

Pas kritikave të bashkëshortes, Ilir Meta shfaqet pranë Lindita Nikollës dhe Erion Veliajt

Para

Meta nuk kursen ”përkëdhelitë” për Lali Erin: Fëmijët u mërzitën se e panë duarbosh pa fiq

Para
Meta nuk kursen ”përkëdhelitë” për Lali Erin: Fëmijët u mërzitën se e panë duarbosh pa fiq

Meta nuk kursen ''përkëdhelitë'' për Lali Erin: Fëmijët u mërzitën se e panë duarbosh pa fiq

Discussion about this post

 



Të Fundit

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari

EMRAT/ Sherri mes shokëve në Borsh, kush është autori dhe i plagosuri

Mahmoud Abbas përshëndet vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës

Franca kërkon përjashtimin e verërave dhe pijeve alkoolike nga tarifat e Trumpit

Kryeministri Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes së natyrës

Degradon sherri mes dy shokëve në Borsh! Njëri qëllon tjetrin me pistoletë, e plagos në dorë

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, vatra zjarri kudo nëpër Ballkan

Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.