02:01 | 26/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij pjesë e pritjes së mbretit spanjoll, çfarë pritet të ndodhë në samitin dyditor të NATO-s

08:22 | 29/06/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij pjesë e pritjes së mbretit spanjoll, çfarë pritet të ndodhë në samitin dyditor të NATO-s

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që do të zhvillohet ditën e mërkurë dhe të enjte në Madrid.

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama ishin të ftuar dje në darkën mbretërore gala organizuar nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.

Ditën e mërkurë, Kryeministri Rama, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit  do tëmirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s z. Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

Në vijim, Kryeministri Rama do të ndjekë seancën plenare të Samitit, ku të pranishëm do të jenë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Fjala e hapjes së Samitit do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  z. Jens Stoltenberg, ndërsa Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez, do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Samitin do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Pas përfundimit të seancës plenare, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, pjesëmarrës në Samit do të vizitojnë  ekspozitën e teknologjisë së NATO-s.

Pasditen e së mërkurës, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama do të vizitojnë Muzeun Kombëtar Prado, në Madrid, e më pas kryeministri Rama do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

Samiti i NATO-s do të vijojë punimet të enjten, në ditën e dytë të tij, ku Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë, së bashku me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në këtë seancë, Samitit do t’i drejtohet edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Gerald Connolly.

Në ditën e dytë të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama do tëzhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson.

Në përfundim, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike dhe operator evropian i sistemit të transmetimit, i cili zotëron dhe operon rrjetin e gazit të Spanjës.

Etiketa: ramaRama ne spanjeRama samiti i NATO
Pas

Krizat ekonomike, qeveria merr 80 milionë USD të tjera borxh

Para

“Hiqeni Rusinë si anëtare!”/ Zelensky thirrje OKB-së: Kush nga ju pajtohet me terrorizmin?!

Para
“Hiqeni Rusinë si anëtare!”/ Zelensky thirrje OKB-së: Kush nga ju pajtohet me terrorizmin?!

"Hiqeni Rusinë si anëtare!"/ Zelensky thirrje OKB-së: Kush nga ju pajtohet me terrorizmin?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)

Shoferin e dehur e zuri gjumi në timon dhe vrau policin që shkoi ta zgjonte

DASH: Rusia ka treguar se nuk është një partner i besueshëm

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente

Sfidat e Kosovës përballë Serbisë dhe Shqipërisë!

Librazhd/ Përplasen mjetet e drejtuara prej dy të rinjve

Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!

I dënuar në burgun e Beratit, vdes 57-vjeçari gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Prokurori Abazi: Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”

Lajçak takim urgjent me Escobarin dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit, Melonit: Konsultime intensive për Kosovën

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.