Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, u shfaq i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forcat të shumta sigurie në një tubim elektoral të shtunën, pas informacioneve se kishte një kërcënim serioz për jetën e tij.
Nga ana tjetër, policë të cilën mbanin çanta shpine e kishin izoluar kryeministrin nga të katër anët në podium, hera e parë që nga fillimi i fushatës zgjedhore gjashtë-javore për zgjedhjet e 21 tetorit.
Skenat ishin pothuajse të papara në historinë e fundit politike kanadeze, e cila ka qenë jashtëzakonisht paqësore.
CBC citoi burime pa emër brenda Partisë Liberale të Z. Trudeau të thoshin se ai veshi jelekun antiplumb në fushatë pasi ishte kërcënuar.
Policia nga ana tjetër nuk ka pranuar të komentojë.
Trudeau arriti 90 minuta me vonesë për mitingun ku ishin mbledhur më shumë se 2000 njerëz dhe gjithçka u mbyll pa incidente.